Melisa dhe Sindi dy vajzat e “Përputhen” kanë treguar se nuk kanë aspak simpati për njëra tjetrën.
Ato kanë shpërthyer herë pas here në debate të ashpra me njëra tjetrën e madje edhe në ofendime.
Por sherri mes tyre duket se nuk ka mbetur vetëm mes tyre, por ka vijuar në një tjetër nivel.
Nënat e vajzave të ftuara në studion e “Përputhen”, kanë bërë sherr me njëra tjetrën e madje kanë kaluar edhe në fyerje duke tentuar të mbrojnë vajzat.
Nëna e Melisës tha se vajza e saj bëri mirë që u largua nga studioja sepse situata mund të kishte degraduar, ndërsa tha se ajo e ka mësuar të bijën me edukatë, çka nuk i pëlqeu të ëmës së Sindit dhe kjo shërbeu për të vijuar debatin mes tyre, aq sa është dashur ndërhyrja e vajzave që të qetësohet disi situata.
Link: https://www.instagram.com/p/CJZCGb5hQHD/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI_HNPSFb05/, https://www.instagram.com/p/CJWvlsRnTmZ/