Në 14 dhjetor të vitit që shkoi Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër të një vajze.
Ata të dy vendosën ta quajnë vajzën Poem Blu dhe që prej momentit të parë nuk kanë nguruar ti zbulojnë portretin.
Si Ledri dhe Sara janë shpesh aktive në instagram dhe fotot me vogëlushen nuk mungojnë.
Këtë herë Sara pozon me të bijën që fle në kraharorin e saj dhe nuk mund të postonte një foto më të bukur se kjo.
“Unë s’mundem, mundeni ju”, shkruan ajo krahas fotos ku vogëlushja duket kaq e këndshme teksa fle e qetë në kraharorin e të ëmës.
Vogëlushja erdhi në jetë në Gjermani dhe ende së bashku me prindërit ndodhet aty, pasi për shkak të pandemisë është e pamundur të lëvizin.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ9PIn7HPj_/