Home ShowBiz Zbulohet emri unik i djalit të Afërditës dhe Jakub, ja si e kanë quajtur
Zbulohet emri unik i djalit të Afërditës dhe Jakub, ja si e kanë quajtur
0

Zbulohet emri unik i djalit të Afërditës dhe Jakub, ja si e kanë quajtur

0
0

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë.

Vogëlushi erdhi në jetë një ditë më parë dhe lajmin e dhanë vetë ata të dy teksa ndanë me ndjekësit në instagram një foto pranë të voglit të tyre.

Gjatë shtatëzanisë, Afërdita tha se emrin e vogëlushit do ta vendosin herën e parë që do ta shohin dhe kështu ndodhi.

Ata të dy sapo e kanë zbuluar emrin e veçantë të bebit ekskluzivisht për revistën “Who”

Djali i modeles shqiptare dhe lojëtarit çek të hokey-it, është Sky Blue, ose i përkthyer në shqip “Qiell Blu”

Çifti ka marrë shumë mesazhe nga miq e fansa të saj të cilët e kanë uruar për ardhjen në jetë të vogëlushit dhe për faktin që u bënë prindër për herë të parë.

aferditadreshaj

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIEyFlopbNI/