E rëndë, COVID-19 i merr jetën gazetares së njohur shqiptare
Gazetarja e njohur nga Shkodra Anila Dushi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi nuk mundi dot ta fitonte betejën me COVID-19.
54 vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës ndërsa lajmi për largimin e saj nga jeta ka trishtuar miq, kolegë e të njohur të saj, të cilët kanë vlerësuar kontributin e saj në fushën e gazetarisë.
Vetë ajo pak kohë më parë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një status ku rrëfen eksperiencën e keqe me COVID-19.
“Kam besuar që në fillim se COVID-19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar, por qenka tmerr”, shkruante ajo ditë më parë teksa po luftonte me këtë virus.
Miq e kolegë të gazetares kanë shprehur ngushëllimet me këtë rast përmes statuseve në rrjetet sociale ku kanë ndarë dhimbjen për këtë lajm të hidhur.
Link: https://www.facebook.com/senidamesi.al