Rudina Dembacaj së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Wake Up’ ku ka ndarë disa detaje nga marrëdhënia e saj me partnerin Mark Frrokun dhe vështirësitë që ka hasur në raport me fëmijët e tyre.
Aktorja shprehet se me vajzën e Markut ka një raport mjaft të mirë dhe e thërrasin njëra-tjetën motër.
‘Nëse bën dallime mes fëmijëve nuk je njeri. Nëse je prind vetë i kupton të gjitha. Konflikt nuk kemi asnjëherë, secili ka hapësirat e veta. Përpiqem që të kujdesem për të gjithë njësoj. Janë të rritur, kjo më ka ndihmuar. Djali po merret me futboll dhe unë kujdesem për dietën ushqimore- shprehet Rudina.
Vajza e Markut është ajo që na pret në shtëpi. Sigurisht ka vështirësi si marrëdhënie, kemi dy adoleshentë dhe një vajzë 4-vjeçare.
Pavarësisht sfidave me ta aktorja shprehet se deri më tani ia kanë dalë mjaft mirë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=KAAJs0cHINg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/