Artisti i madh Zef Deda feston 71 vjetorin e lindjes. Urimet për të kanë pushtuar rrjetet sociale. Juli nëpërmjet një postimi ka shkruar fjalët më të veçanta për një person unik si babai.
Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të parë e qetë. Brenda saj fshihet një uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj.
Kështu ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë dhe sot, tamam si një 71 vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë babush, për mua je më i miri.
Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndet të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…!
Të du fort artist…!
Julin shpesh jemi mësuar ta shikojmë të përfshijë familjen në rrjete sociale duke u siguruar që të bëje dedikimet më të bukura dhe siç e meriton vërtetë një familje.
Linku: https://www.instagram.com/p/CR0qw-AlSj4/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/juldeda/