Home Aktualitet Lajm i trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta Presidenti i skuadrës së Elbasanit
Lajm i trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta Presidenti i skuadrës së Elbasanit
0

Lajm i trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta Presidenti i skuadrës së Elbasanit

0
0

Sporti shqiptar ka marrë një lajm të trishtë. Presidenti i skuadrës së Elbasanit Arben Laze është ndarë nga jeta.

Arben Laze kishte kaluar një parainfarkt në datën 26 dhjetor e kishte qëndruar dy ditë në shtëpi. Më pas nuk është ndjerë mirë dhe me sugjerimin e miqve e shokëve është dërguar në spital ku u vendos për ndërhyrjen në zemër e cila duket s enuk ka shkuar mirë.

Nën presidencën e Arben Lazes ekipi i Elbasanit mori titullin Kampion në Shqipëri.

Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne.

Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimisëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar.

Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit.

Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë miku im, do më mungosh, -shkrun Armand Duka.

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=arven%20laze%20

Burimi i fotos: unsplash.com

tags: