Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt altarit, ja çfarë mendon vjehrri për rikthimin e tyre
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan në fshehtësi të mediave pak ditë më parë.
Babai i Ben Affleck, Timothy Affleck, zbuloi se nuk e kishte idenë që djali i tij i kishte kërkuar Jennifer Lopez-it përsëri dorën për martesë.
‘Unë nuk kam folur me ta por nëse ajo që shfaqet në internet është e vërtetë, ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku,” tha Timothy, 78 vjeç, për The US Sun në një intervistë të botuar të mërkurën.
Kur u pyet nëse ai e miraton martesën e çiftit, Timothy tha për median: “Kjo është mirë nga unë! Jam i lumtur për këtë.”
“Unë nuk di asgjë për planet e dasmës apo diçka të tillë. Unë e takova Jenniferin kur ata u takuan për herë të parë,” tha ai. “Ka shumë gjëra që unë e admiroj tek ajo. Është një grua mjaft e veçantë. Ajo që më pëlqen më shumë tek ajo është se ajo i bëri të gjitha vetë. E rriti veten në shumë nivele të ndryshme.
Linku: https://pagesix.com/2022/04/14/ben-afflecks-dad-didnt-know-about-jennifer-lopez-engagement/
Burimi i fotos: https://pagesix.com/