0
0
Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar e njohur më tepër me rolin kryesor të Reyyan në serialin “Hercai”, Ebru Sahin, i ka dhënë fund beqarisë.
Ylli i serialeve turke kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, basketbollistin me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Cedi Osman ditën e djeshme. Ceremonia është mbajtur në Ohër, që është dhe vendlindja e basketbollistit.
Çifti ka vendosur të mos e mbajë të fshehtë cermoninë madhështore të dasmës së tyre duke ndarë me publikun disa nga momentet e tyre të lumtura.
Ata do të mbajnë edhe një dasëm tjetër sipas traditave në datën 7 Korrik.
Dasma e aktores dhe basketbollistit ka ardhur pas dy vitesh lidhje, pasi ata nisën të shoqëroheshin bashkë gjatë verës së vitit 2020.
Link: https://www.turkiyegazetesi.com.tr/fotogaleri/merakla-bekleniyordu-oktay-kaynarca-yeni-dizisi-ben-bu-cihana-sigmazam-dan-ilk-kareleri-paylasti-27249.aspx
https://www.instagram.com/stories/rebrusahin/2872916235478219009/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdtHnoGtx_8/?utm_source=ig_web_copy_link
tags:
#ebrusahin #cediosman