Home ShowBiz Donaldi ironizon sërish Ilirin? Kjo është batuta që ndezi rrjetin
Donaldi ironizon sërish Ilirin? Kjo është batuta që ndezi rrjetin
0

Donaldi ironizon sërish Ilirin? Kjo është batuta që ndezi rrjetin

0
0

Edhe pse kanë  kaluar muaj që kur Big Brother Vip ka përfunduar duket se ironitë dhe kunjat kundrejt banorëve nuk kanë të sosur.

Ka qënë Donaldi ai që këtë herë ka bërë një batutë kundrejt formatit në përgjithësi por edhe fituesit, Ilir Shaqiri.

Gjatë mbrëmjes së djeshme të emisonit “Më lër të flas”, Donaldi i ka drejtuar një batutë të ftuarit, Këngëtarit Claydee ku i ka thënë: “Kam përshtypjen se në qoftë se ti do ishe bërë një balerin, ti mund të futeshe tek big brother 2 dhe ta fitoje”.

Është dashur kjo batutë dhe rrjeti është rindezur sërish me komente dhe kritika kundrejt Donaldit. Shumë prej ndekëse e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një batutë gazmore, po nuk ka munguar edhe nga ata persona të cilët mendojnë se kjo ishte ironi dhe Donaldi nuk e ka pranuar humbjen.

Linku: https://www.instagram.com/p/CffApx5DRci/

Burimi i fotove: https://www.instagram.com/p/CciouRfDJgE/

https://www.instagram.com/p/CdG2eEfstCA/