Travis Barker ka bërë deklaratën e tij të parë pasi u shtrua në spital në fillim të kësaj jave. Bateristi 46-vjeçar, i cili është i martuar me Kourtney Kardashian, u shtrua në spital mbrëmjen e së hënës dhe ka qëndruar atje gjatë gjithë javës.
Kjo është hera e parë që Travis flet publikisht, megjithëse disa nga anëtarët e familjes së tij tashmë kanë dhënë përditësime rreth shëndetit të tij për fansat.
Në një postim publikuar në Instagram ai shkruan:“Unë iu nënshtrova një ndërhyrje endoskopie ditën e hënë. Më hoqën një gjendër të vogël në një zonë shumë të ndjeshme, zakonisht të trajtuar nga specialistë, i cili fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të të pankreasit. Kjo rezultoi në një pasoj të rëndë kërcënuese për jetën. Jam shumë mirënjohës pasi pas orëve të kaluar në terapi intensive, aktualisht jam shumë më mirë”, përfundoi ai.
Linku: https://www.justjared.com/2022/07/02/travis-barker-breaks-silence-amid-his-hospitalization-releases-statement-while-remaining-in-intensive-care/2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdGtLLluORI/