Home Lifestyle Projekte të mëdha në vendin e punës, horoskopi 5 korrik 2022
Projekte të  mëdha në vendin e punës, horoskopi 5 korrik 2022
0

Projekte të mëdha në vendin e punës, horoskopi 5 korrik 2022

0
0

Dashi

Duhet të përgatiteni për të përjetuar dy ditë të vështira si e mërkura dhe e enjtja, kështu që kjo e martë mund të përdoret për të rregulluar gjithçka që është e gabuar. Do t’iu duhet të prisni për disa projekte, duke qenë se padurimi është gjithmonë i pranishëm në jetën tuaj, përpiquni të mos nervozoheni.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje i presin plane të mëdha. Viti 2023 mbetet më i rëndësishmi, disa tashmë po flasin për planet për fillimin e vitit të ardhshëm. Brenda jush ka siguri të madhe, e vetmja e metë mund të përfaqësohet nga dashuria.

Binjakët

Hëna e kundërt do t’iu bëjë konfuz ndaj kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të afërmit dhe familjen. Kini kujdes me paratë, nëse ka një pyetje ligjore të vazhdueshme, dy javët e ardhshme do të jenë të mira për të kërkuar atë që ju takon. Mos harroni se dashuria mund të trokasë në derën tuaj.

Gaforrja

Kjo është një e martë interesante, vazhdimi i javës do të komplikohet disi. Disa të lindur të kësaj shenjë mund të jenë viktima të ankthit, sepse disa projekte mund të vonojnë për tu realizuar.  Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të mos i lëkundemi gjërat. Dashuria do të ketë risi gjithashtu.

Luani

Për Luanin kjo është një periudhë afirmimi, kur një Luan ndihet i fortë, rrezikon të mëkatojë pak krenari dhe supozim. I vetmi gabim që mund të bëni në këtë moment është të ktheni dikë kundër jush. Partneri juaj mund t’ju qortojë sepse ndoshta ai mendon se ju dëshironi të keni gjithmonë fjalën e fundit. Projektet e mëdha iu presin.

Virgjëresha

Sot kjo Hënë do t’iu ndihmojë të reflektoni. Në këtë ditë ju kërkoni vetëm zgjidhje në punë, por do të ishte mirë të kujdeseni për veten gjithashtu, pasi ditët e fundit të qershorit ishin të rënda dhe ende sot po paguani pasojat.

Peshorja

Qiell do të jetë  pozitiv deri të enjten edhe nëse mund të ndiheni të pasigurt, sepse ky është një moment që përfshin disa dyshime për punën. Prandaj përpiquni të mos lodheni dhe të jetoni ditë më të shkujdesura. Nuk je sipërfaqësor, thjesht po përpiqesh ta kapërcesh këtë efekt negativ që po përjeton.

Akrepi

Për të lindurit e kësaj shenje ky është muaji i kthesave dhe takimeve.Akrepi kërkon dashurinë për jetën, por nëse kjo nuk është e mundur, pse të mos i shoqëroni ato me disa miqësi të këndshme. Fundjava do t’iu ndihmojë për një rikuperim të përgjithshëm edhe nga pikëpamja psiko-fizike.

Shigjetari

Duhet të mësohesh me idenë se dashuria është në shqyrtim, hipotezat mund të jenë të shumta: ka nga ata që kanë mbyllur një histori, ose nga ata që kanë jetuar së fundi së bashku dhe duhet të mësohen me idenë se i përkasin dikujt. Sot do të ndiheni pak konfuz, sidomos mbrëmjeve vonë.

Bricjapi

Kjo e martë është plot me mendime, ju jeni një person ambicioz, por kohët e fundit diçka ju ka bërë të humisni perspektivat e duhura. Nuk do të jetë një periudhë e lehtë, ka ditë që do të vijë ideja e duhur, ditë të tjera do t’iu duhet të filloni nga e para.

Ujori

Këto ditë do të jenë pozitive dhe produktive pë ju. Venusi do t’iu ndihmojë në marrëdhëniet ndërpersonale dhe dëshirën për të dashuruar, për të bërë takime. Kushtojini vëmendje shprenzimeve të tepërta.

Peshqit

Mundohuni të jeni të duruar, nga nesër do të jetë më mirë për ju. Dita e premte do të jetë një ditë e rëndësishme dhe kërkon kujdes veçanërisht nga ata që tashmë dje panë se diçka shkoi keq. Jeta e dashurisë mbetet konfuze, edhe për ata me një histori të qëndrueshme.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-di-martedi-5-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com