Përfundon pas hekurave, sportistja e njohur përballet me akuzat e rënda
Një gjykatë ruse ka dënuar yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner me nëntë vjet burg për akuzat e drogës.
Ndërsa Griner, 31 vjeç, po nxirrej jashtë sallës së gjyqit me pranga, ajo u dëgjua duke thënë: “Unë e dua familjen time”.
Fituesja e dyfishtë olimpike ka pranuar se kishte vaj kanabisi, por i tha gjykatës se kishte bërë një “gabim njerëzor”.
Gjykata pranë Moskës e dënoi atë për kontrabandë dhe posedim të lëndëve narkotike.
Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej nëntë vite e gjysmë burg.
Griner, e cila konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, u arrestua në shkurt në një aeroport afër Moskës, kur në bagazhin e saj u gjetën prova rrethanore të objekteve që përmbanin vaj kanabisi.
Linku: https://www.bbc.com/news/world-europe-62427635
Burimi i fotos: pexels.com