Home ShowBiz ‘Ka një humor të zi’, Gent Zenelaj flet për rrugëtimin e Amosit në Big Brother Vip
‘Ka një humor të zi’, Gent Zenelaj flet për rrugëtimin e Amosit në Big Brother Vip
0

‘Ka një humor të zi’, Gent Zenelaj flet për rrugëtimin e Amosit në Big Brother Vip

0
0

Aktori Gent Zenelaj është një nga artistët më të dashur për publikun. Së fundmi ai ka folur për kolegët e tij në Big Brother Vip.

Për sa i përket Amosit ai u shpreh:

‘Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta, pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative.

Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmejet ekranit’, u shpreh Genti.

“Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst”.

Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=pardon+my+french+gentian+zenelaj

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/amosmujizaharia/

tags: