Home Lifestyle A rrezikojnë jetën e fëmijëve rrjetet sociale?
A rrezikojnë jetën e fëmijëve rrjetet sociale?
0

A rrezikojnë jetën e fëmijëve rrjetet sociale?

0
0

Çdo vit prindërit evropianë ndajnë mesatarisht 300 fotografi të fëmijëve të tyre në internet. Një zakon që po përhapet gjithnjë e më shumë, por që sipas një hulumtimi të fundit mbart rreziqe serioze.

Studimi i realizuar nga Shoqata Italiane e Pediatrisë (SIP) ka treguar se kjo tendencë në dukje e padëmshme fsheh rreziqe për të cilat vetë prindërit shpeshherë nuk janë të vetëdijshëm.

Ato kanë të bëjnë me fushat e mbrojtjes së imazhit të të miturit, konfidencialitetin e të dhënave të tij të ndjeshme dhe sigurinë dixhitale.

Po ashtu, problemi qëndron në faktin që gjithçka që publikohet në internet, edhe nëse fshihet nga profili, mund të mbetet në rrjet dhe me kalimin e kohës të krijojë siklet ose bezdi. Siç ekziston edhe mundësia që të bjerë në duar të gabuara.

Sipas një ankete të kryer nga “Australian Commission On Safety” rreth 50% e materialit në faqet e pornografisë së fëmijëve vjen nga mediat sociale.

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve e vitit 1989, përcakton se fëmijët kanë të drejtën e privatësisë dhe të pëlqimit për gjërat që u përkasin atyre.

 Linku:  https://www.forbes.com/sites/jessicabaron/2018/12/16/parents-who-post-about-their-kids-online-could-be-damaging-their-futures/?sh=33120d9c27b7

Foto: Freepek.com