Home ShowBiz Pas katër muajsh romancë, ndahet çifti i njohur i showbizit
Pas katër muajsh romancë, ndahet çifti i njohur i showbizit
0

Pas katër muajsh romancë, ndahet çifti i njohur i showbizit

0
0

Sipas raportimeve, Avril Lavigne dhe Tyga thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh që e kanë bërë publike.

Rokerja 38-vjeçar dhe reperi 33-vjeçar ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt të këtij viti kur u panë së bashku në Nobu Malibu.

TMZ raporton se vendimi i Avril dhe Tyga për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte i ndërsjellë dhe se mes tyre nuk ka hatërmbetje apo gjëra të tilla.

Lajmi për romancën e tyre u bë publik kur ata u panë së bashku në një natë romantike, megjithëse me sa duket ata kishin qenë bashkë për disa kohë më parë.

Disa ditë pas daljes së tyre, Avril dhe Tyga u panë duke u puthur në festën Mugler x Hunter Schafer gjatë Javës së Modës në Paris, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre romantike.

Avril ka qenë e martuar dy herë më parë  martesa e saj e parë ishte me Deryck Whibley, që përfundoi në divorc pas tre vjetësh në 2010.

Më pas ajo u martua me Chad Kroeger, , por ata gjithashtu u divorcuan pas dy vitesh martesë në vitin 2015.

Tyga, i cila më parë ishte takuar me Kylie Jenner kur ajo ishte 16 vjeç, ka gjithashtu edhe një djalë 10-vjeçar të quajtur King Cairo Stevenson nga lidhja e tij e kaluar me ish të fejuarën Blac Chyna.

Linku: https://www.thenews.com.pk/latest/1082649-avril-lavigne-and-tyga-call-it-quits-after-only-four-months-of-dating

Burimi i fotos: freepik.com