Home Business / Technology WhatsApp prezanton veçorinë e re, ja se si t’i mbyllni përgjithmon telefonatat e padëshiruara
WhatsApp prezanton veçorinë e re, ja se si t’i mbyllni përgjithmon telefonatat e padëshiruara
0

WhatsApp prezanton veçorinë e re, ja se si t’i mbyllni përgjithmon telefonatat e padëshiruara

0
0

Pas raportimeve të fundit për thirrjet e padëshiruara, Meta ka shtuar një opsion të ri në shërbimin e saj të mesazheve për të shqyrtuar “spam, mashtrime dhe thirrje nga njerëz të panjohur/spam, scams, and calls from unknown people”.

Veçoria më e fundit e WhatsApp mund të hesht automatikisht thirrjet hyrëse/ incoming calls nëse ato janë nga një numër i panjohur, njoftoi shërbimi sot.

Cilësimi/ the setting është i disponueshëm duke shkuar te cilësimet e WhatsApp/WhatsApp’s settings, duke shtypur “Privacy”, duke zgjedhur “Telefonatat/Calls” dhe duke aktivizuar çelësin “Heshtja e telefonuesve të panjohur/Silence Unknown Callers”.

WhatsApp thotë se funksioni do të ndihmojë në “ekskriminimin e spamit, mashtrimeve dhe thirrjeve nga njerëz të panjohur për mbrojtje më të madhe”.

Kur aktivizohet, funksioni hesht të gjitha shenjat e thirrjeve hyrëse nga numra të panjohur, duke përfshirë sinjalizimet zanore dhe vizuale në aplikacion.

Megjithatë, telefonatat në heshtje do të shfaqen përsëri në listën e telefonatave tuaja të fundit me një shënim “thirrës i panjohur i heshtur/silenced unknown caller” pranë tyre, në rast se dëshironi të telefononi përsëri.

Shtimi i veçorisë vjen pas raportimeve për një rritje të thirrjeve të padëshiruara, veçanërisht duke prekur përdoruesit indianë.

Përveç veçorisë së heshtjes, WhatsApp thotë se po shton gjithashtu një veçori të re “Kontrolli i privatësisë/Privacy Checkup” që është krijuar për të informuar përdoruesit rreth opsioneve të privatësisë dhe sigurisë që ofron WhatsApp, hap pas hapi.

Kontrolli mbulon disa kategori, duke përfshirë lejimin e përdoruesve të zgjedhin se kush mund t’i kontaktojë ata dhe shtimin e sigurisë shtesë në llogarinë e tyre, si verifikimi me dy hapa ose kërkimi i vërtetimit biometrik për të hapur aplikacionin.

Linku: https://www.theverge.com/2023/6/20/23766787/whatsapp-silence-unknown-callers-privacy-feature-spam

Burimi i fotos:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10115166061597781&set=a.612287952871&type=3&ref=embed_post