Home ShowBiz Marrëdhënia e saj me Efin nuk është më njësoj, Mikela zbulon ‘shkakun’ kryesor
Marrëdhënia e saj me Efin nuk është më njësoj, Mikela zbulon ‘shkakun’ kryesor
0

Marrëdhënia e saj me Efin nuk është më njësoj, Mikela zbulon ‘shkakun’ kryesor

0
0

Efi dhe Mikela u bënë të njohur për publikun shqiptar gjatë kohës që ishin konkurrente në “Përputhen”.

Gjatë eksperiencës së tyre në emisionin e dashurisë ato u bënë shoqe tepër të ngushta.

Madje edhe në formatin “Big Brother VIP” ato morën pjesë si një konkurrent i vetëm.

Megjithatë kaq kohë pas përfundmit në formatit të shumëkomentuar, ndjekësit kanë vënë re se dyshja e njohur nuk shoqërohet më bashkë si më parë.

Këtë ja kanë vënë në dukje dhe vetë Mikelës.

Ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku një ndër kuriozitetet më të shumta lidhej me raportin e saj të tanishëm me Efin.

“Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”, shkruan një ndjekëse.

“Se nuk jemi më njësoj. Ishim single tani jemi të lidhura”, shkruan Mikela duke i bashkëngjitur disa emoji duke qeshur.

Linku: https://www.instagram.com/stories/mikela_pupa_official/3130934440927297582/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/efi.dhedhes/tagged/