SPANJA
Art, kulturë ushqimi tradiconal, këtë qytet nuk duhet ta lini pa parë këtë vit. Çfarë duhet të vizitoni? Pier1, Port i Malagës për të bërë shopping, Sheshi Mitjana për të shijuar jetën e natës. Nëse jeni të dhënë pas peshkimit, vizitoni El Palo, muzeun Picasso, ku ndodhen veprat origjina dhe kështjellën e Gibralfaros. Mos harroni shkëmbin e famshëm i Gjibraltarit që ofron pamje të mahnitshme. Koha më e mirë për ta vizituar është maj deri në shtator . Periudha perfekte për të shijuar plazhin dhe vendet plot kulturë.
BERLIN
Padyshim Berlini është një ndër dentinacionet e preferuara të turistëve, në Europë. Një qytet i gjallë, arkitekturë të veçantë në këtë qytet do të do të dëfreheni pafund. Dhe nëse flasim për ushqimin, do të mrekulloheni gatimet tradicionale, informon dritare.net. Për një pamje mahnitëse të qytetit duhet të vizitoni Berliner Funkturm. Shëtitjet në këtë qytet nuk do t’i shijoni më shumë në asnjë vend tjetër, ndaj shtojeni në listën tuaj të udhëtimeve.
Portugali
Katedralet dhe kishat e këtij qyteti janë të pakrahasueshme me çdo vend tjetër. Në São Nicolau ndodhen ndërtesat historike, Matosinhos njihet për restorante të shkëlqyera, Ribeira dhe Foz do Douro për të zbuluar historinë e Porto. Çfarë duhet të vizitoni? Pallati Da Bolsa neoklasik, Palácio das Carrancas, muzeu Serralves, Jardins do Palácio de Cristal dhe Museu da Misericórdia do Porto. Mos e shtyni shumë gjatë udhëtimin, pasi koha më e mirë është gjatë periudhës së nxehtë.
ITALI
Ky qytet ka pamjen e një kartoline. Një ndër destinacionet më të mira me pamje mahnitëse. Në Cinque Terre ofron pamje të mrekullueshme të bregdetit. Ndërtesat përgjatë shkëmbinjve, pranë detit janë veçantia e këtij qyteti, informon dritare.net.
KROACI
Është e vështirë të mos biesh në dashuri me këtë xhevahir në Kroaci. Muret e lashta dhe rrugët si një labirint ofrojnë pamje të përsosur. Plazhi është i mrekullueshëm. Mbani shënim dhe mos harroni të vizitoni, Kulla Bell, Manastiri françeskan dhe Katedralen e Virgjëreshës Mari.
ISLAND
Peizazhet madhështore të këtij qyteti duhet t’i vizitoni sa më parë. Natyra e mrekullueshme dhe shëtitjet me varkë do t’ju duken si në ëndërr, informon dritare.net. Laugardalslaug dhe Árbæjarlaugjanë vendet perfekte për ata që janë të apasionuar pas notit, Ægissíða për shëtitjet me varkë ndërsa në Öskjuhlíð për hiking.
INTERLAKEN, ZVICËR
Ky qytet i rrethuar nga liqenet dhe shtëpitë me arkitekturë të veçantë, e është mahnitës. Nëse jeni të apasionuar pas skive, ky destiancion është ideja perfekte. Vizitoni lumin Lütschine për rafting, Saxeten për canoe, Eiger, Mönch dhe Jungfrau për ngjitje malore dhe Harder Klum për shëtitje dhe pamje panoramike. Ky qytet është për ata që duan aventura dhe eksperienca të reja.
Linku: https://www.continenthop.com/blog/european-summer-destinations-in-europe
Foto: Freepek.com