Modelja Gigi Hadid ka dhënë miratimin e saj për foton më të fundit në Instagram të ish-të dashurit dhe babait të fëmijës së saj, Zayn Malik, dhe e gjithë bota është dëshmitare.
Këngëtari pozoi për një foto pa këmishë ndërsa luante një piano të kuqe, duke treguar tatuazhet më të fundit në koleksionet e tij.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave të tij, ishte se kush e kishte pëlqyer foton e re. Ndjekësit panë se Gigi, ishte në mesin e njerëzve që pëlqyen imazhin e artistit. Kjo vjen pasi, Gigi tregoi tatuazhin e saj teksa ishte e veshur me bikini gjatë pushimeve në fillim të këtij muaji.
Pamja e tatuazhit të Gigit erdhën pas raportimeve se ajo u arrestua për posedim të marihuanës ndërsa po hynte në ishujt Kajman në fillim të këtij muaji.
Marihuana u përcaktua se ishte “vetëm për përdorim personal” – por Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzën e “dyshimit të importimit të drogës dhe importimit të enëve të përdorura për konsumimin e saj”.
Lëvizja e fundit në lidhjen e tyre sugjeron se Gigi dhe Zayn, të cilët janë bashkë prindër të vajzës së tyre Khai, janë në marrëdhënie të mira pas ndarjes së tyre.