Ekspertja mbretërore me kritika ndaj Meghan Markle: Princi Harry dikur ishte i lumtur, por jo më
Një eksperte mbretërore e ka kritikuar Meghan Markle për fjalimin e saj të ardhshëm përpara Lojërave ‘Invictus’ të këtij viti në Gjermani.
Ekspertja mbretërore Angela Levin ka thënë se Dukesha e Sussex-it, 42 vjeçe, do të japë një mesazh personal të “guximit dhe qëndrueshmërisë” për veteranët e lënduar që garojnë në lojëra.
Por Levin, e cili shkroi “Harry: Harry: A Biography of a Prince”, tha se tema është “ironike” që alumja e “Suits” të trajtojë në fjalimin e saj.
“Meghan do të jetë atje ‘Invictus Games’. Ajo do të flasë me veteranët për guximin dhe qëndrueshmërinë”.
“Mendova se ishte mjaft ironike, sepse ajo nuk përfaqëson asnjërën nga ato gjëra”, shtoi ajo.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të marrin pjesë të dy në ngjarjen njëjavore në Dyseldorf, e cila fillon më 9 shtator.
Udhëtimi i çiftit në Gjermani do të shënojë paraqitjen e tyre të parë të përbashkët evropiane që nga funerali i monarkut të ndjerë më 19 shtator të vitit 2022.
Por pavarësisht se do të jenë në Evropë për Lojërat ‘Invictus’, dyshja thuhet se nuk morën një ftesë për një ngjarje intime në Kalanë Balmoral më 8 shtator, duke bërë një vit nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II.
“Nuk ka pasur ndonjë kontakt me pjesën tjetër të familjes mbretërore”, ka thënë një burim pranë dyshes, Meghan e Harry.
Në promon e “Heart of Invictus”, i cili u publikua javën e kaluar, Princi Harry foli për përvojën e tij të organizimit të ngjarjes vjetore në një përpjekje për të bashkuar veteranët.
Dhe sipas Levinit, Princi Harry tanimë është absolutisht “i pa lumtur”.
“Kishte një reklamë për serialin dhe ai më bëri përshtypje më shumë si Harry që njihja në vitin 2017 kur po shkruaja biografinë e tij. Ai ishte i shkëlqyer me ushtarët që ishin dëmtuar mendërisht ose fizikisht”, tha ajo.
“Unë thjesht pyes veten nëse ai po del nga gropa në të cilën ka qenë dhe ai po bëhet më shumë si një burrë vetë. Por, ai tani është në një gjendje shumë të keqe, të mjerueshme. Ai ishte i lumtur më parë, por tani nuk është”, ka përfunduar ajo.