Home ShowBiz 16 persona shtrohen në spital nga nxehtësia e akumuluar në koncertin e Snoop Dogg
16 persona shtrohen në spital nga nxehtësia e akumuluar në koncertin e Snoop Dogg
0

16 persona shtrohen në spital nga nxehtësia e akumuluar në koncertin e Snoop Dogg

0
0

Sezoni i vrullshëm i koncerteve verore bëri që më shumë se dy duzina njerëz të kërkojnë ndihmë mjekësore, fundjavën që lamë pas, në koncertin e rep artistit, Snoop Dogg që u mbajt në pavijonin Cynthia Woods Mitchell jashtë Hjustonit.

Përveç 35 personave që shfaqën shenja “sëmundjeje të lidhura me nxehtësinë”, të cilët u ekzaminuan në ambientet e ngjarjes, dhjetëra të tjerë u shtruan në spital në koncertin, ku temperaturat arritën në 40 gradë celsius.

“Nga këto, ekipi ynë transportoi 16 të rritur në spitalet e afërta në gjendje të qëndrueshme”, tha zyrtari i informacionit publik të qarkut të Spitalit të Montgomery County, Misti Willingham.

Në mes të një prej verave më të nxehta në historinë e planetit për shkak të efektit të ndryshimeve klimatike globale, departamenti lokal i zjarrfikësve u dërgua në vendin e shfaqjes si një masë paraprake gjatë koncertit në rast se numri i pacientëve vazhdon të rritet. Gjatë koncertit të Snoop Dogg, Departamenti i Zjarrfikësve shkroi në Twitter se ata “u drejtuan në pavijonin Woodlands për të ndihmuar pjesëmarrësit e koncertit të mbinxehur të Snoop Dogg”.

Linku: https://www.rollingstone.com/music/music-news/snoop-dogg-houston-show-leaves-16-hospitalized-for-heat-related-illne

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/snoopdogg/?hl=en