Përpjekja për të bërë provuar eksperienca të reja, e ka ulur përkohësisht komedianin amerikan, Kevin Hart, në një karrige me rrota.
Këtë e ka konfirmuar Hart përmes Instagramit, duke postuar një video në llogarinë e tij, ku teksa shihej ulur dhe fliste pranë kamerës së telefonit dhe duke e shpjeguar ngjarjen, ai me shaka, e quajti veten “budalla”.
“Unë duhet të jem njeriu më budalla në botë”, tha Hart, duke shpjeguar se nuk është në gjendje rreziku, vetëm se mjekët e kanë rekomanduar ta përdorë karrocën, për t’i evituar dëmtimet e mëtejshme për shkak të lëndimeve të të dyja këmbëve.
Duke përdorur disa shprehje si në mbishkrim ashtu edhe në video, Hart tregoi se si u përpoq të garonte me mikun e tij, ish-lojtarin e NFL-së, Stevan Ridley, në një vrapim prej 40 metrash dhe se si përfundoi duke u lënduar.
“Zonja dhe zotërinj, mosha 40-vjeçare është e vërtetë. Respektoje atë moshë”, shtoi ai, duke sugjeruar fansat të mos ndjekin gabimet e tij aventureske.
Hart tha se ai vuri bast se Ridley mund ta mposhtte në sprint, por humbi.
“Unë grisa pjesën e poshtme të barkut. Se di se çfarë është, por i grisa. Unë nuk mund të eci”, tha ai tutje në videon e tij.
Linku: https://uk.style.yahoo.com/kevin-hart-ends-wheelchair-racing-141256494.html
Foto: https://www.instagram.com/kevinhart4real/