Home Lifestyle Konsumoni ujë shumë të ftohtë? Ja dëmet në shëndet që mund të shkaktojë
Konsumoni ujë shumë të ftohtë? Ja dëmet në shëndet që mund të shkaktojë
0

Konsumoni ujë shumë të ftohtë? Ja dëmet në shëndet që mund të shkaktojë

0
0

Temperaturat e larta, sidomos ato që kemi përjetuar gjatë këtyre ditëve, mund t’ju shtyjnë që të konsumoni ujin shumë të ftohtë, gjë e cila ka dobitë, por edhe anët e veta negative.

Në fakt, mendohet se pirja e ujit të ftohtë mund të ketë më shumë efekte negative sesa pozitive, ndërsa ekspertët sugjerojnë se uji i ftohtë mund të bëjë që stomaku juaj të kontraktohet, duke e bërë kështu procesin e tretjes më të vështirë.

Disa studiues të tjerë gjithashtu besojnë se trupi duhet të punoj më shumë nëse pini ujë në temperaturën nën 4 gradë, çka po ashtu konsiderohet si një efekt negativ, ndërsa po ashtu, një tjetër studim ka dalë në përfundimin se konsumimi i ujit të ftohtë ndikon në trashjen e mukozës së hundës, duke e bërë më të vështirë ajrin të kaloj nga hundët, rrjedhimisht edhe frymëmarrjen më të vështirë.

Meqë jemi tek dëmet që mund të shkaktojë, një tjetër studim thotë se pirja e ujit të ftohtë është e lidhur me migrenën apo dhimbjen e kokës, ndërsa mjekësia kineze sugjeron se konsumimi i tij gjatë vakteve krijon një çekuilibër brenda trupit, prandaj ushqimi sipas kinezëve, duhet të hahet me ujë të ngrohtë. Gjithsesi, nuk ka prova të mjaftueshme për këtë teori, të paktën shkencërisht.

Linku: https://www.medicalnewstoday.com/articles/325038

Foto: Freepek.com

tags: