Home ShowBiz Ylli i “Mission: Impossible”, Emmanuelle Beart zbulon se ishte viktimë e incestit
Ylli i “Mission: Impossible”, Emmanuelle Beart zbulon se ishte viktimë e incestit
0

Ylli i “Mission: Impossible”, Emmanuelle Beart zbulon se ishte viktimë e incestit

0
0

Ylli i “Mission: Impossible”, aktorja franceze, Emmanuelle Beart së fundmi ka zbuluar se gjatë fëmijërisë së saj, kishte kaluar vite të tëra duke qenë e abuzuar seksualisht nga një i afërm familjar.

Aktorja, aktualisht 60 vjeçe, do të detajojë pretendimin e incestit shokues në dokumentarin e ri, “Such a Reounding Silence”, i cili do të transmetohet në Francë, më vonë këtë muaj.

Regjisorja Anastasia Mikova doli në një konferencë shtypi për filmin e ardhshëm, duke thënë se dokumentari nuk do të identifikojë publikisht abuzuesin e aktores.

Megjithatë, u konfirmua se autori i dyshuar nuk ishte babai i famshëm i Beart, këngëtari, Guy Beart. Abuzimi i Beart-it dyshohet se filloi kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe dhe vazhdoi deri në moshën 14-vjeçe.

Aktorja gjithashtu u shfaq në konferencë përmes video-lidhjes dhe pranoi se fillimisht nuk ishte rehat duke diskutuar përvojat e saj të tmerrshme.

Ajo donte të fliste vetëm për viktimat e tjera të incestit dhe të ndriçonte betejat e tyre, si dhe të shërbejë si një frymëzim që historisë e tilla të mos mbahen brenda vetes, por të shpalosen – abuzuesit të dënohen.

Linku: https://www.outlookindia.com/art-entertainment/-mission-impossible-actress-emmanuelle-b%C3%A9art-reveals-she-was-victim-of-incest-as-a-child-news-316050/amp

Foto: https://www.instagram.com/emmanuellebeart/?hl=en