Sinqeriteti dhe komunikimi janë çelës për një marrdhënie të shëndetshme në çift. Megjithatë ka disa gjëra të cilat është më mirë t’i mbani për vete sesa t’ia thoni partnerit.
- Mbylle gojën!
Në fakt, fjala “mbylle”, nuk i duhet thënë askujt, por aq më pak partnerit, pasi kjo tregon se nuk po e respektoni atë. Ndaj është mirë ta evitoni.
- Ti më kujton ish të dashurin
Ky është një mega gabim. Ju nuk duhet të flisni për ish-partnerin, sepse kjo do ta largonte partnerin tuaj aktual. Mos bëni krahasime sepse kjo do ta bëjë të ndihet shumë keq partnerin tuaj.
- Kam kontrolluar ish të dashurën tënde në rrjetet sociale
Kjo të bën të pasigurt dhe natyrisht i lë një përshtypje jo aq pozitive partnerit. Ndaj disa gjëra është më mirë t’i mbani për vete(e kuptuat mesazhin vajza).
- E urrej shokun tënd të ngushtë
Shoqëria është shumë e rëndësishme dhe kjo vlen edhe për partnerin tënd. Shiku i tij i ngushtë mund të ketë qenë aty për të, në momentet kur ka patur më shumë nevojë. Mos e detyroni të zgjedhë, mund edhe të humbisni.
- Je një djalë mamaje
Djemtë kanë një lidhje të ngushtë me nënat dhe kjo është e qartë.Mos ia vini në dukje këtë gjë partnerit, dhe natyrisht as mos i thoni se nëna e tij e ka gabim në ato që thotë.
Linku: https://www.marriage.com/advice/relationship/things-never-say-to-your-partner/
Foto: Freepik.com