Home Aktualitet Parashikimi i motit 1 Nëntor 2023
Parashikimi i motit 1 Nëntor 2023
0

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohshme shiu.

Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesnë më të madhe të vendit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë orëve të mëngjesit por do të ulen ndjeshëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-1-nentor-2023/

Foto: Freeepik.com

tags: