Pavarësisht se dashuria e tyre gati 20-vjeçare nuk ka shkuar vaj gjatë gjithë kohës, Xhenifer Lopez nuk është penduar aspak që vitin e kaluar kurorëzoi martesën me Ben Aflekun.
54-vjeçarja thotë se bashkëshortin e saj ndihet më mirë se në çdo marrëdhënie apo martesë të mëparshme. Në një intervistë për revistën prestigjoze “Vogue” (vog), ylli i kinemasë dhe muzikës thotë se 51-vjeçari e bën të ndihet “më e bukur se kurrë”.
Lopez thotë se Aflek e ka bërë që ajo të kuptojë vlerën e saj dhe të dojë çdo pjesë të vetvetes pa asnjë mëdyshje, trupin, zërin, zgjedhjet e madje edhe gabimet.
“Të gjitha këto më kanë sjellë deri këtu ku jam sot”, shprehet me tej Lopez në intervistë.
Dashuria e tyre nisi në vitin 2002, por u ndanë 2 vite më pas, për t’u martuar 18 vite më pas në Las Vegas.
Linku: https://people.com/jennifer-lopez-ben-affleck-more-beautiful-than-ever-8386116