Territori shqiptar do të mbetet sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë.
Në majat e maleve do të shfaqen reshje të izoluara dëbore, kryesisht në Verilindje të Shqipërisë.
Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme do të jenë prezente deri vonë në mbrëmje kur priten sërish vranësira dhe shira në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com