Home ShowBiz Personazhet e njohur dhe fobitë e tyre të çuditshme!
Personazhet e njohur dhe fobitë e tyre të çuditshme!
0

Personazhet e njohur dhe fobitë e tyre të çuditshme!

0
0

 

Kemi dëgjuar njerëz që kanë fobi nga lartësitë, nga vendet e mbyllura apo nga gjarpërinjtë. Po ka njerëz si personazhet e mëposhtëm që kanë frikërat më të çuditshme që keni dëgjuar:

Tyra Banks- Delfinët

Modelja ka treguar se i ka fobi delfinët dhe shpesh sheh makthe sikur gjendet në një pishinë dhe përballet me ta.

Khloe Kardashian – Kërthizën

“E urrej kërthizën. Nuk mund të ma prekësh dhe as dua ta prek tënden. Kur jam në dush vendos doreza dhe ulëras sa herë që laj kërthizën.”

Kendall Jenner – Vrimat e vogla

Kendall vuan nga ajo që quhet “Trypophobia” dhe ka të bëjë me frikën ndaj vrimave të vogla që janë të vendosura në mënyrë të çuditshme. Ajo ka treguar se i ndodh shpesh me petullat apo krepat, si dhe me hojet e mjaltit.

Nicole Kidman- Fluturat

Kur ishte fëmijë, nëse i ndodhte të shihte një fluturë në hyrjen kryesore të shtëpisë, Nicole hynte nga gardhi ose gjente një mënyrë nga pas shtëpisë. Frika më e madhe ishte t’i afrohej një fluturë dhe kjo vazhdon akoma.

Kristen Stewart- Kuajt

Pavarësisht se i është dashur të përballej me frikën e saj më të madhe në xhirimet e filmave, Kristen tregon se kuajtë janë kafshët që urren më shumë qëkur pësoi një incident kur ishte fëmijë.

Jennifer Aniston – Zhytja

Pas një eksperience ku ra në pishinë në fëmijëri, Jennifer nuk guxon më as të zhysë kokën në ujë.

Linku: https://www.usmagazine.com/celebrity-news/pictures/celebrities-biggest-phobias-kylie-jenner-tyra-banks-and-more/

Foto: https://www.instagram.com/kendalljenner/