Home ShowBiz Anna Oxa: Askush nuk e di që jam shqiptare, jeta ime ka qenë e një të huaje në Itali
Anna Oxa: Askush nuk e di që jam shqiptare, jeta ime ka qenë e një të huaje në Itali
0

Anna Oxa: Askush nuk e di që jam shqiptare, jeta ime ka qenë e një të huaje në Itali

0
0

Anna Oxa – këngëtarja me origjinë shqiptare – ka qenë e pranishme në episodin e së dielës së 17 dhjetor të “Domenica In”.

Teksa ka folur për veten e saj, ajo u ndal në momente të ndryshme të karrierës, në transformim dhe evolucionin e vazhdueshëm.

Tanimë jeta e saj tasmë është në kontakt me natyrën, ku gjen veten dhe thelbin e vërtetë, me të cilin rilidhet edhe përmes muzikës.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja malesh e pemë”.

“Natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet”.

Të jetuarit në këtë mënyrë i lejoi asaj të transferonte plotësisht emocionet e saj dhe t’i transformonte në diçka që i përshtatej vërtet qenies së saj.

Por, përveç lidhjes me natyrës, ajo ka folur edhe për origjinën e saj shqiptare.

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Kam qenë dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaje në Itali”.

Linku: https://news.italy24.press/local/1124246.html

Foto: https://www.instagram.com/annaoxa_oxarte/