Home ShowBiz “Pretty Woman” dhe “Runaway bride”, Julia Roberts flet për filmat që i ndryshuan jetën
“Pretty Woman” dhe “Runaway bride”, Julia Roberts flet për filmat që i ndryshuan jetën
0

“Pretty Woman” dhe “Runaway bride”, Julia Roberts flet për filmat që i ndryshuan jetën

0
0

Nuk ka njeri që se ka parë filmin “Pretty Woman”, ose të paktën të mos ketë dëgjuar për të.

Një nga protagonistet, aktorja e mirënjohur Julia Roberts ka folur se sa ka ndryshuar jeta prej vitit 1990. Ky film e bëri Julia-n të njohur në të gjithë botën me rolin e saj si Viviennne Ëood, një prostitutë që paguhej nga Edëard Louis, rol që i ishte besuar Richard Gere.

Gjatë partneritetit të tyre jo të zakontë, ata bien në dashuri!

Filmi theu çdo rekord në Box Office të SHBA dhe u bë nr. 1 si komedia romantike më e mirë e të gjitha kohërave.

Teksa është në turne për të promovuar filmin e saj të ri “Leave the World Behind”, aktorja u shpreh se nëse filmi do kishte vijuar, historia do kishte një fund të trishtë pasi sipas saj Edëard do vdiste në gjumë dhe Vivienne do drejtonte më pas bizneset e tij.

Një film po aq i suksesshëm, në të cilin ajo luajti sërish me Richard Gere, është “Runaway bride”, në të cilin aktorja bëhet fokusi i reportazhit të Richard Gere, pasi është përpjekur të martohet më shumë se 3 herë dhe të gjitha herët kanë dështuar.

Julia thotë se çifti do ishin akoma bashkë! Madje, madje me 6 fëmijë. Siç duket, për Julia Roberts këto dy filma kanë lënë shenjë në jetën e saj dhe jo vetëm që nuk harron asnjë skenë pavarësisht viteve që kalojnë, por shpesh mendon sa bukur do të ishte që secili prej tyre të kishte një vijim

Linku: https://www.hellomagazine.com/celebrities/20230323167557/julia-roberts-richard-gere-changed-pretty-woman-anniversary/

Foto: https://www.instagram.com/juliaroberts/