Selena dhe Taylor më të afërta se kurrë, momenti viral kur “pëshpërisin sekretet” në Golden Globe
“Openheimer”, “Poor Things” dhe “Succession” janë filmat që triumfuan në ceremoninë e 81-të të çmimeve “Golden Globe” në Los Anxhelos. Megjithatë, edhe prapaskenat e ceremonisë ishin po aq interesante.
Dy shoqet e ngushta, Selena Gomez dhe Taylor Swift u dukën shumë të afërta, me përqafime e duke “pëshpëritur” në vesh të njëra-tjetrës.
Një moment kur Selena Gomez i afrohet shoqes së saj të ngushtë Taylor Swift gjatë mbrëmjes, u bë viral në mediat e huaja. Thuhet se Selena i komunikoi Taylor se kishte dashur të bënte një foto me aktorin Timothee Chalamet, por nuk u bë e mundur pasi Kylie Jenner e pengoi. Kjo e fundit është aktualisht në një lidhje me aktorin dhe nuk dihet përse ka ndërhyrë në një gjë të tillë. Taylor e pyet: Me Timothee? Ndërsa këngëtarja i tund kokën duke pohuar. Të dyja shihen duke u habitur me këtë gjë.
Kujtojmë se Gomez dhe Chalamet kanë qenë miq sëbashku pasi janë fotografuar shpesh nëpër koncerte apo restorante.
Linku: https://www.eonline.com/news/1392515/why-fans-think-taylor-swift-and-selena-gomez-had-juicy-conversation-at-golden-globes
Foto: https://www.instagram.com/selenagomez/