Këngëtarja, Selena Gomez dhe aktori, David Henrie po i rikthehen serialit “Wizard of Waverly Place”.
Kësisoj, kompania diskografike Disney njoftoi se dyshja – të cilët luajtën si vëlla e motër në serinë origjinale të Disney Channel – po ribashkohen për një vazhdim.
Gomez, 31 vjeçe, do të ri-luaj në personazhin e saj, Alex Russo, si një yll i ftuar në pilotim, ndërsa Henrie, 34 vjeç, do të luajë Justin Russo-n.
Vazhdimi do të përshkruajë pasojat e “një incidenti misterioz në WizTech, ku një i rritur Justin Russo ka lënë pas fuqitë e tij magjistare, duke zgjedhur një jetë normale, njerëzore me gruan dhe dy djemtë e tij”.
Por ai befasohet kur një magjistar i ri i fuqishëm që ka nevojë për trajnim shfaqet në derën e ti dhe Justin duhet të përqafojë të kaluarën e tij për të siguruar të ardhmen e “Botës së Magjistarëve”.
Janice LeAnn Brown do të luajë në rolin kryesor të Billie, magjistarit të ri të fuqishëm që ka nevojë për trajnim, në serinë e re të Disney Channel.
Alkaio Thiele do të luajë djalin më të madh të Justin, Roman, ndërsa Mimi Gianopulos do të marrë rolin e gruas së Justin, Giada.
Disney Channel e ngacmoi lajmin në Instagram, duke ndarë një fotografi nga shesh xhirimet e serisë.
Henrie u përgjigj në seksionin e komenteve, duke shkruar: “Bëhuni gati që Russo të bëher sërish pjesë e familjes suaj, por ne jemi rritur”.
Gomez gjithashtu reagoi ndaj lajmit në rrjetet sociale, duke ripostuar historinë e Deadline, duke shkruar se ishte “shumë e emocionuar” së bashku me një emoji zemre.
Linku: https://www.instagram.com/selenagomez/