Meritoni teksa po bën zhurmë me lidhjen e tij me Ilnesën brenda shtëpisë jashtë po bën zhurmë për shkak të raportit me ish partneren Egesta me të cilën kanë dhe një djalë.
Meritoni raportin me të birin e ka prekur shumë pak mediatikisht dhe së fundmi ish partnerja e tij ka bërë një reagim të forte në rrjete sociale.
Në klipin prezantues të tij, Meritoni përveç karrierës dhe karakterit të tij theksoi se është edhe baba i një djali të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave edhe raportin me të.
Rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-partnerja e tij, mamaja e djalit, ku në një rrëfim të gjatë në Instastory thekson se Meritoni nuk i ka dhënë djalit as mbështetje monetare e as atërore pasi nuk janë takuar kurrë. Në shkrimin e saj të gjatë, ajo kërkon që të mos përmendet as ajo e asaj djali, as për mirë e as për keq.
Linku:https://www.instagram.com/meriton.mjekiqi/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/meriton.mjekiqi/