Jeni kureshtare të dini se me cilën prej “yjeve” përshtateni më shumë, bazuar në cilësitë e shenjës së horoskopit?
Dashi – Rosalía
Personaliteti i saj imponohet kudo që ndodhet, zotëron energji të pashtershme dhe shikon gjithmonë përpara, ndërsa përpiqet gjithmonë të jetë e sinqertë në çdo gjë që bën, artistikisht dhe emocionalisht.
Demi- Kendall Jenner
Më e heshtura nga të gjitha Kardashian/Jenners, Kendall i është përkushtuar punës së saj, të cilën ajo sigurohet ta bëjë në mënyrë perfekte. Ajo ka një estetikë në veshje, por e do luksin. Modelja ka siguri në vetvete dhe këtë gjë ua përcjell njerëzve përreth.
Binjakët – Selena Gomez
Komunikuese, inteligjente dhe mendjemprehtë, e ka të vështirë të qëndrojë larg botës! Ajo është gjithmonë e gatshme për gjëra të reja, i pëlqejnë sfidat profesionale dhe mbi të gjitha është një shoqe shumë e mirë.
Gaforrja – Zendaya
Një nga shenjat më emocionale, ajo gjithmonë përpiqet të ndihmojë të tjerët të arrijnë atë që duan, duke krijuar kështu marrëdhënie afatgjata dhe të thella. Mënyra se si ajo e sheh botën është unike dhe ndonëse duket më e ndjeshme seç duhet, në realitet ajo ka një qëndrueshmëri të madhe përballë çdo vështirësie.
Luani – Jennifer Lopez
Ajo mund të arrijë gjithçka, sado e vështirë të jetë. Askush nuk ia merr vëmendjen, përjashtojmë Ben Affleck. E talentuar me shumë talent, ajo shfrytëzon energjinë e saj në fusha të ndryshme dhe nuk pushon kurrë, duke u përpjekur vazhdimisht të dëshmojë se është më e mira në gjithçka.
Virgjëresha – Hailey Bieber
E rregulllt, e pastër! Bieber nuk e duron dot rrëmujën, as në jetën personale dhe as në shtëpinë e saj. Ajo punon shumë dhe e kanalizon atë ndjenjën e rendit dhe qetësisë në gjithçka, nga marka e saj personale e kozmetikës deri te marrëdhënia e saj me Justin Bieber.
Peshorja – Charlotte Casiraghi
Me Venusin si planetin e saj udhëzues, një Peshore gjithmonë dhe kudo ndjek elegancën. Një shenjë sociale, ajo përpiqet të mos mërzitet kurrë dhe dëshiron t’i argëtojë të gjithë.
Akrepi – Cara Delevingne
Akrepit i pëlqejnë situatat e tensionuara në çdo fushë të jetës. Ka ndjenja shumë të thella për njerëzit, edhe nëse i fsheh me kujdes. Nëse e vendos mendjen për diçka, sigurisht që do t’ia dalë edhe nëse dikush e pengon. Një nga shenjat më aventureske të zodiakut, është gjithmonë e gatshme të përfshihet në situata të ndryshme për të jetuar eksperienca të reja.
Bricjapi – Emily Ratajkowski
Këtu s’ka lojëra fjalësh! Bricjapi do të bëjë atë që ka vendosur, pavarësisht pasojave. Ai vazhdimisht bën plane për të arritur rrugën e tij dhe nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët. Është shefi absolut i jetës së tij.
Ujori – Hunter Schafer
Një pionier në gjithçka, Ujori lidhet thellë me njerëz që guxojnë dhe marrin kontrollin e jetës në duart e tyre. Kreativiteti i tyre shprehet në mënyra të ndryshme dhe ata janë disa nga njerëzit më interesantë që do të takoni ndonjëherë – ia vlen t’i mbani.
Peshqit – Nicola Peltz
Romanca, arti, feminiliteti, elementet e femrës së Peshqve përfaqësohen nga aktorja Nicola Peltz. Ajo ëndërron dhe përdor instinktet e saj për të realizuar çdo dëshirë.
Linku: https://www.proprofs.com/quiz-school/story.php?title=which-celebrity-are-you-based-on-your-zodiac-sign-quiz
Foto: https://www.instagram.com/kendalljenner/