Egli Tako dhe Olsi Bylyku dhe pse të ndarë vijojnë të bëjnë zhurmë në rrjet me deklaratat e tyre nga historia që kanë pasur së bashku. Gjatë qëndrimit në Big Brother Olsi u shpreh se nuk ka qenë dashuri ajo që ka pasur me këngëtaren.
Ajo i është përgjigjur indirekt Olsit me një postim në rrjete sociale.
Egli ka shpërndarë një postim që shkruan: “Problemi është se njerëzit po urrehen kur janë të vërtetë dhe po duhen kur janë fallco”.
Kujtojmë se Olsi gjatë qëndrimit në BBV u shpreh kështu:
‘Unë sot e kësaj ditë them me vete: “A kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar?” Ndoshta ka qenë pëlqim i fortë, unë kam dashur të jem me të. Në momentin që unë e shikoja se isha më shumë i dhënë sesa duhet, sa vinte dhe po më kalonte koha për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte”, duke shtuar se pamundësia për të arritur perfeksionin, ishte arsyeja e ndarjes.’
Linku: https://www.instagram.com/eglitakoooo/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CsojvrVNzQC/?img_index=8