Sipas MeteoAlb, do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme me origjinë veriperëndimore duke kushtëzuar në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët.
Ndërkohë; mesdita dhe pasditja do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë herë pas here kalime vranësirash të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita sjell rritje të lehtë të tyre luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-21-mars-2024
Foto: Freepik.com