Home ShowBiz Bella Hadid reagon një herë e mirë ndaj akuzave të Adidas-it
Bella Hadid reagon një herë e mirë ndaj akuzave të Adidas-it
0

Bella Hadid reagon një herë e mirë ndaj akuzave të Adidas-it

0
0

Bella Hadid i është përgjigjur të hënën të gjitha polemikave ndaj kompanisë Adidas në lidhje me reklamimin e atleteve të frymëzuara nga Lojërat Olimpike të Mynihut 1972. 

Kampania e atleteve “SL 72″përkoi  këtë  vit me përvjetorin e 52-të të Lojërave të Mynihut ku 11 trajnerë dhe atletë izraelitë u masakruan nga terroristë palestinezë. 

 Edhe pse kompania nuk përmendin ngjarjen tragjike një deklaratë nga komiteti hebre i cili mbështet Izraelin e dënovi përfshirjen e Hadid për shkak të mbështetjes së modeles për përpjekjet e ndihmës për palestinezët në Gaza gjatë luftës ndërmjet Hamasit dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. 

“Për Adidas-in të zgjedhësh një modele anti-Israel është një neglizhencë masive ose qëllimisht provokative. Asnjëra nuk është e pranueshme” thuhej në deklaratën e AJC-së. 

Nuk zgjati shumë momenti që, Bella Hadid vendosi të reagojë në rrjetin e saj social. 

“Unë kurrë nuk do të angazhohesha në mënyrë të vetëdijshme me ndonjë art ose punë që është e lidhur me një tragjedi të tmerrshme të ndonjë lloji,” shkroi Hadid në një storie të gjatë në Instagram të hënën. 

 “Para se të lançohej kampania nuk kisha dijeni për lidhjen historike me ngjarjet e tmerrshme të vitit 1972. Jam e shokuar e shqetësuar dhe e zhgënjyer nga mungesa e ndjeshmërisë që u përfshi në këtë kampani. Po të kisha qenë e informuar nga thellësia e zemrës sime kurrë nuk do të kisha marrë pjesë.” 

Hadid shtoi se ajo dhe ekipi i saj “duhej të kishin bërë më shumë kërkime,” dhe sikur të kishte qenë e informuar për historinë tragjike do të kishte “folur”. 

“Ndërsa qëllimi i të gjithëve ishte të krijonin diçka pozitive dhe të bashkonin njerëzit përmes artit por mungesa e kuptimit nga të gjitha palët vonoi procesin” shtoi ajo. 

Linku: https://www.hollywoodreporter.com/news/general-news/bella-hadid-adidas-campaign-controversy-response-1235961491/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7cu7_xgXJM/?img_index=1