Pjesa e parë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin Shqiptar, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen prezente ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar sërisht në juglindje deri në 27 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Gjirokastër.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-10-tetor-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-shot-road-near-grass-mountains-with-clear-sky_7848283.htm#fromView=search&page=1&position=19&uuid=d1e91d7c-002a-4f3e-bb43-6b2a66ac920d&query=sunny+day