Home ShowBiz Marina tregon zënkën e parë me Getin si burrë dhe grua
Marina tregon zënkën e parë me Getin si burrë dhe grua
0

Marina tregon zënkën e parë me Getin si burrë dhe grua

0
0

Ata që thonë se nuk grinden në çift atëherë me siguri gënjejnë. Debate e zënka të vogla ka gjithmonë e madje ekspertët thonë se është mirë të ketë. Marina e tregoi zënkën e parë si burrë dhe grua, që domethënë ndodhi pas dasmës.
Ajo ishte e ftuara e Ermalit dhe tregoi se dy ditë përpara intervistës kishte pasur një debat me Getin, i cili i ishte drejtuar në fund: “Boll tani, sillu si grua e martuar tani”.

Marina tha se ende nuk është mësuar me këtë status. Ajo rrëfeu ndër të tjera edhe njohjen me Getin dhe se sa herë nuk i ishte përgjigjur ngacmimit të tij.

Bukuroshja e ekranit zbuloi edhe detaje nga programi i ri që do të drejtojë, i cili më shumë do të jetë spektakël sesa program e që do të nisë për një muaj. Ajo tha se do të ketë shumë muzikë dhe argëtim.

https://www.youtube.com/watch?v=ycGKfiqSqIQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ycGKfiqSqIQ