Home Sport Sot “Derbi i Italisë”, “Zonja e vjetër” vjen me mungesa të rëndësishme
Sot “Derbi i Italisë”, “Zonja e vjetër” vjen me mungesa të rëndësishme
0

Sot “Derbi i Italisë”, “Zonja e vjetër” vjen me mungesa të rëndësishme

0
0

Mbas 8 vitesh Interi shkon në Torino si kryesues. Derby i Italisë do të luhet sot në mbrëmje, por jo pa mungesa në kampin e “zonjës së vjetër”.
Gigi Buffon nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për takimin e sotëm, mes Juventusit dhe Interit.
Kapiteni i bardhezinjve bëhet kështu mungesa e parë e madhe, në derbin e Italisë, duke “braktisur” skuadrën në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.
Mungesa e Buffonit konfirmohet nga lista e 22 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Allegri, për sfidën përballë Interit. Krahas portierit, te Juventusi do të mungojë edhe mbrojtësi zviceran Lichtsteiner.
Nga ana tjetër, Interi vjen i plotë në këtë takim, teksa janë rikthyer nga pezullimi Miranda dhe Gagliardini, ndërsa është rikuperuar plotësisht edhe Vecino. Kështu Luciano Spalletti do të ketë mundësi të përzgjedhë 11-shen e tij më të mirë.

Burimi i lajmit: http://www.sportmediaset.mediaset.it/calcio/calcio/buffon-a-rischio-per-l-inter-un-altro-record-si-allontana_1186208-201702a.shtml

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Ba9E0OMlr9G/?taken-by=gianluigibuffon