Home Business / Technology Nike prezanton “Nike pro hijab”. Ja për çfarë bëhet fjalë
Nike prezanton “Nike pro hijab”. Ja për çfarë bëhet fjalë
0

Nike prezanton “Nike pro hijab”. Ja për çfarë bëhet fjalë

0
0

Të enjten firma e mirënjohur “Nike” nxori në treg, prodhimin e saj më të ri të quajtur “Nike pro hijab”, që i kushtohet tërësisht atleteve femra, të besimit mysliman.
Produkti i fundit është bërë i ditur që në muajin mars, ndërsa ditë më parë u bë i njohur edhe çmimi duke filluar nga 35 dollarë për kostum.
Sipas firmës së mirënjohur në një prononcim për median, ata kishin 9-muaj që bashkëpunonim me kostumografe të mirënjohura, për këtë projekt.
Peshëngritësja Amna Al Haddad, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kishte deklaruar më parë se shamia e saj e zakonshme nuk qëndronte si duhej madje shpesh herë e pengonte gjatë garave, ndërsa kompania “Nike” me anën e këtij kostumi të dizajnuar për herë të parë në zyrat qendrore në Beaverton të Oregonit, duket se është perfekt për të.
Shini më poshtë fotografitë e realizuara nga “Nike”, me boksieren gjermane Zeina Nassar, me atleten e skermës e medaljeve olimpike Ibtihaj Muhammad apo me patinatoren, Zahra Lari, si dhe një video.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=T1Qyg8l-l8U

46FB1AEE00000578-5144987-image-a-39_1512418118372 46FB1AFC00000578-5144987-image-m-48_1512418171384 46FB11F900000578-5144987-image-m-49_1512418292006

 

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/femail/article-5144987/Nikes-hijab-athletes-available-sale.html