Të gjithë në jetë kanë ëndrra pas të cilave u duhet të vrapojnë për t’i realizuar. Dhe kjo është gjëja më e bukur në jetën e njeriut. Por ka edhe prej atyre që kanë ëndërra të çuditshme por megjithatë të bukura.
Dua Lipa është një prej atyre që ka realizuar ëndrrën e të qenurit këngëtare dhe për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të lë gjurmë në të gjithë botën, duke bërë që emri i saj të njihet dhe të dëgjohet kudo. Por përveç kësaj, Dua ka zbuluar edhe një ëndërr tjetër. Në një fotografi të publikuar tashmë në Instagram, ajo shihet në një pjesë të një bari privat. E ulur dhe me një gotë verë në duar ajo ka zbuluar diçka për të gjithë ndjekësit e saj.
Dua ka shkruar se kur të rritet dëshironë të bëhet “nëna e verës”, gjë që nënkupton se ajo është e dhënë pas verës si pije. Një gjë e çuditshme kjo, mirëpo në realitet Lipa ka dashur vetëm të theksojë rëndësinë e kësaj pijeje në jetën e saj.
https://www.instagram.com/p/BeuJk7nlfMm/?taken-by=dualipa
Linku: https://www.instagram.com/p/BeuJk7nlfMm/?taken-by=dualipa
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Beex19kFXYT/?taken-by=dualipa