Home Lifestyle Nga balerinat topless deri tek performancat fatale, si është dhe sa kushton një natë në “Mouline Rouge”
Nga balerinat topless deri tek performancat fatale, si është dhe sa kushton një natë në “Mouline Rouge”
0

Nga balerinat topless deri tek performancat fatale, si është dhe sa kushton një natë në “Mouline Rouge”

0
0

“Mouline Rouge” që në shqip do përkthehej “Mulliri i kuq” është një nga kabaretë historike parisiene me famë në mbarë rruzullin. Me vendndodhje përgjatë Monrmartre në Paris të Francës
sipas të dhënave historike kabareja famoze u themelua në 1889, dhe godina orgjinale u shkrumbua nga flakët në 1915-ën.
Jo vetëm një skenë për të gjithë artistët dhe femrat e bukura që aspironin famën, por edhe një djep frymëzimi dhe arti të pakufizuar dhe të pakrahasueshëm.

Që prej vitit 2001, pas suksesit planetar të filmit hollivudian që titullohet si edhe vetë destinacioni ekstravagant, kabareja më eksluzive ne botë, Mouline Rouge, sot në shkallët e saj ka një rradhë të jashtëzakonshme vizitorësh
të veshur si për në opera.
Kurioziteti për numrat e shfaqes është gjithnjë i madh.

Gjithçka e trajtuar plot art dhe madhështi do i bënte përshtypje kujtdo. Në tërësi përcjell një ndjenjë kaq elektrizuese dhe plot vitalitet. Stafi është shumë i komunikueshëm dhe ndërveprues,
shërbimi dhe ushqimi me 5 yje absolute. Shfaqja i dedikohet e gjitha emocioneve të forta dhe përshtypjet që përcjell janë të papërsëritshme.

Jo vetëm do keni mundësinë të shihni kaq shumë femra të bukura, duke vallëzuar në të njëjtin vend, – detaj pikant, tërësisht topless – por aftësitë dhe talenti i tyre koreagrafik dhe në kanto është vërtet për tu admiruar.
Repertori i shfaqes përfshin edhe një sërë numrash të rrezikshëm koreografik, mes të cilëve mund të përmendim atë që njihet si një nga numrat më të vështirë në botë –
Një çift balerinësh bëjnë një rrotullim fatal, piruete të një rrezikshmërie të lartë. Mbi patina, vajza gjendet e kapur tek partneri vetëm me një llastik në qafë, po tek qafa e tij dhe ndërkohë që ai rrotullohej rreth vetes,
ajo rrotullohej në ajër rreth tij edhe rreth vetes.
Moment tjetër mjaft i frikshëm për spektatorin është ai kur në mes të skenës del një pishine e tejdukshme qelqi, mbushur me gjarprinj të mëdhej, sakaq që një balerinë futet dhe performon mes tyre brenda në ujë.

Sipas informacionit të përcjellë nga stafi i shërbimit, numri i kostumeve që trupa performuese ndërron gjatë shfaqjes është plot 1000 të tillë.

Ushqimi, skenografia, koreografia, këngët, kostumet, performancat egzotike janë përtej të imagjinueshmes dhe i përshtatet më së miri një emri të njohur ndërkombëtarisht si “Mouline Rouge”

Çmimi për biletën VIP, që garanton një mbrëmje që do e kujtoni gjatë, është vetëm 200 euro dhe përfshin shoqërues që në momentin e mbërritjes, shmangie të rradhës për të hyrë dhe për tavolinë, pije dhe ushqim preferencial,
shërbim preferencial dhe dhurata suvenirë në momentin kur bie sipari i njërës prej mbremjeve për dëfryese që mund të përjetohen ndonjëherë.

viber image2 viber image4 viber image5

viber image1 viber image

Fotot: ©Arkiva News