Këngëtarja e njohur për publikun Marsela Çibukaj pak ditë më parë konfirmoi lidhjen e saj më kantautorin dhe këngëtarin Vitmar Basha.
Çifti ka vendosur që të udhëtojë drejt Hollandës për të takuar artistët e tyre të prefruar, ndërkohë që kanë publikuar dhe një foto në Instagram.
Këngëtarja ka zbuluar se ka takuar kitaristin e njohur australian, Tommy Emmanuel, dhe sipas saj ishin të parët shqiptarë që ai takonte.
“Udhëtuam gjatë e gjerë për të takuar, Ladies and Gentlemen maestro TOMMY EMMANUEL. Na kërkoi si mund të thoshte në Shqip “Thank You” sepse donte të na falenderonte meqë ishim të parët shqiptarë që ai takonte. Çfarë koncerti, çfarë emocioni, çfarë perfeksioni, çfarë inspirimi. Faleminderit Maestro. Takimin me ty…një bekim për karrierën tonë. Me @vitmarbasha”, shkruan Marsela.
https://www.instagram.com/p/BvAU7YkgdMo/
Link: https://www.instagram.com/p/BvAU7YkgdMo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuLpXYOgIZX/