Elita Rudi është kthyer në një nga femrat më të ndjekura të showbizzit shqiptar, e cila shpesh herë është pjesë e mediave rozë për jetën e saj private.
Moderatorja e njohur dhe reperi Gjiko, u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.
Elita është shumë aktive në rrjetet sociale, ku numëron një numër të madh ndjekësish, ndërkohë që nuk nguron që të ndajë momente nga përditshmëria.
Sot moderatorja ka treguar në Instastory se feston dy gëzime në një ditë, pasi prindërit e saj festojnë ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen babi dhe nani! Krenaria më e madhe jeni ju! Ju dua shumë!”- shkruan Elita duke uruar prindërit e saj.
Link: https://www.instagram.com/stories/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwpJ7tSl_Uo/