Home Aktualitet COVID-19, ulen në mënyrë drastike rastet e reja, 9 persona ndërrojnë jetë
COVID-19, ulen në mënyrë drastike rastet e reja, 9 persona ndërrojnë jetë
0

COVID-19, ulen në mënyrë drastike rastet e reja, 9 persona ndërrojnë jetë

0
0

141 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë duke shënuar kështu një ulje drastike të rasteve krahasuar me ditët e fundit.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se fatkeqësisht 9 persona kanë ndërruar jetë duke mos e fituar betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet në vend po trajtohen 256 pacientë , 19 prej të cilëve në terapi intensive dhe 6 në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 604 qytetarë duke e çuar kështu numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë e deri sot në 95 mijë e 35 persona.

Ekspertë të Ministrisë vazhdojnë të bëjnë apel për të treguar kujdes duke respektuar masat e higjenës dhe duke përdorur maskën për të shmangur transmetimin e virusit.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY