Aktorja shfaqet në një ambient të mbuluar nga dëbora, e shtrirë mbi një copë sateni të kuq, me bordurë prej gëzofi të bardhë, ndërsa pozon me të brendshme nga koleksioni “Seductress Holiday”. Në fotot e publikuara në llogarinë e saj personale në Instagram, Sweeney shfaqet edhe me modele të tjera në ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe të zezë.
“E keqe apo e mirë… Dy koleksionet e fundit festive të Syrn kanë dalë më herët, vetëm për këtë fundjavë. Gjithashtu, nuk mund t’i rezistoja dëshirës për të ndarë disa foto të tjera nga seti ynë fotografik i Krishtlindjeve, sepse e dini sa shumë i dua festat”, shkroi aktorja në përshkrimin e postimit.
Fotografitë janë pjesë e fushatës së Krishtlindjeve të markës, e cila përfshin edhe skena të frymëzuara nga filmat e njohur “Home Alone” (I vetëm në shtëpi).
Koleksioni “Seductress”, estetikën e të cilit e ka kuruar vetë Sydney Sweeney, përfshin reçipeta me dekolte të theksuar, korse, lidhëse për çorape dhe të brendshme të kombinuara.