1. Home
  2. ShowBiz
  3. Askush nuk e priste! Britney Spears lë pas luftën familjare dhe ribashkohet me ta
Askush nuk e priste! Britney Spears lë pas luftën familjare dhe ribashkohet me ta
0

Askush nuk e priste! Britney Spears lë pas luftën familjare dhe ribashkohet me ta

0
0

Pas një periudhe të gjatë marrëdhëniesh të tensionuara, Britney Spears ka kaluar Ditën e Falënderimeve me familjarët e saj, në një ribashkim që mund të shënojë një hap drejt pajtimit.

Këngëtarja udhëtoi drejt Luizianës, ku u takua me dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, motrën Jamie Lynn Spears, bashkëshortin e saj Jamie Watson dhe mbesat Maddie e Ivey. Sipas TMZ, në këtë takim ajo u ribashkua edhe me prindërit, Jamie dhe Lynne Spears.

Ky afrim vjen pak ditë pasi Britney publikoi një mesazh në Instagram, të cilin më pas e fshiu, ku shprehte dëshirën për të qenë pranë familjes dhe kërkonte falje për rikthimin te konfliktet e së kaluarës.